Lidhje

Stjuart Xhons për Shqipërinë dhe Kosovën


Zv.ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Stuart Xhons, tha se rajoni i Ballkanit Perëndimor ka ecur përpara, ku të gjitha vendet kanë kaluar nëpër tranzicione dramatike politike, ekonomike dhe shoqërore. Suksesi i Kosovës si një shtet demokratik, i pavarur, tolerant e shumë etnik, tha zoti Xhons, vazhdon të jetë një faktor i rëndësishëm kritik për stabilitetin në rajon. Pavarësia e Kosovës, shtoi ai, është e paktheyshme.

Lidhur me zgjedhjet e 28 qershorit në Shqipëri, zoti Xhons tha se ato treguan se është bërë përparim i dukshëm krahasuar me zgjedhjet e mëparshme, duke përfshirë përmirësimet në regjistimin e votuesve, kartat e identifikimit dhe në kornizën ligjore. Sipas vlerësimeve të ODHIR-it, zgjedhjet e 28 qershorit përmbushën shumicën e standarteve, megjithatë nuk arritën të përmbushnin standartet më të larta të zgjedhjeve demokratike, tha zoti Xhons.

Ndiqni emision DITARI më 30 shtator për hollësi lidhur me diskutimin në Komisionin e Helsinkit.

XS
SM
MD
LG