Lidhje

Indonezi: Të paktën 770 të vdekur nga tërmeti


Në Indonezi, zyrtarët thonë se numri i vdekjeve nga tërmeti i djeshëm vazhdon të rritet dhe mijëra vetë kanë mbetur nën rrënojat e ndërtesave.

Zyrtarët thonë se numri i të vdekurva ka arritur në të paktën 770 vetë, por paralajmërojnë se shifra totale mund të arrijë në disa mijëra.

Tërmeti me fuqi 7,6 ballë goditi dje ishullin indonezian të Sumatrës dhe zyrtarët vazhdojnë të llogarisin përmasat e dëmit të shkaktuar. Deri tani, shumica e vdekjeve janë raportuar nga qyteti Padang i Sumatrës, ku u shembën të paktën 500 ndërtesa.

Mes ndërtesave të shkatërruara në këtë qytet bregdetar me 900 mijë banorë, janë një spital, hotele dhe shkolla. Ndërsa punonjësit e shpëtimit përpiqeshin të gjenin të mbijtetuarit, duke rrëmuar në rrënoja, një tjetër tërmet masiv goditi Sumatrën, duke shkaktuar panik të mëtejshëm mes banorëve lokalë.

Qeveria e Indonezisë ka dërguar ekipe mjekësore dhe avionë luftarakë, për të ndihmuar në përpjekjet e shpëtimit dhe bëri të njohur një ndihmë urgjente prej 10 milionë dollarësh. //ii


XS
SM
MD
LG