Lidhje

Ish-presidenti amerikan Xhimi Karter mbush 85 vjeç


Muzeu dhe Bibloteka e restauruar rishtazi, Xhimi Karter, u hap sot me rastin e 85 vjetorit të ditëlindjes së ish presidentit amerikan.

Zoti Karter dhe bashkëshortja e tij Rozalin morën pjesë në ceremoninë e hapjes së muzeut në Atlanta të Xhorxhias.

Restaurimi i ndërtesës u krye gjatë një periudhe 5-vjeçare dhe kushtoi 10 milionë dollarë.

Në muzeun e ri gjendet një ekspozitë interaktive për t'i njohur vizitorët me jetën e përditëshme të një presidenti.

Ekspozitat përqendrohen gjithashtu në punën e zotit Karter pasi humbi zgjedhjet për një mandat të dytë në vitin 1980. Që kur u largua nga Shtëpia e Bardhë, laureati i Çmimit Nobel të Paqes ka ndërmjetësuar në zgjidhjen e konflikteve, ka monitoruar zgjedhje nëpër botë dhe ka kontribuar në çrrënjosjen e varfërisë dhe luftimin e sëmundjeve të ndryshme.

Muzeu ka edhe ekspozita nga ato të mëparëshmet, përfshirë edhe një kopje të Zyrës Ovale të Shtëpisë së Bardhë.//lk


XS
SM
MD
LG