Lidhje

Ekzekutohet një mjek në spitalin e Durrësit


Në Shqipëri një mjek radiolog u ekzekutua sot në mjediset e spitalit të Durrësit, ndërsa policia njoftoi se ngjarja e rëndë ka ndodhur për motive të dobta dhe se autori u vetdorëzua.

Mjeku Fatmir Thaci, 54 vjeç u qëllua në kokë me pistoletë nga Ali Lorja gjatë paradites së sotme. Sipas policisë dyshohet që shkak i vrasjes të ketë qenë motivi i xhelozisë. Bashkëshortja e autorit të krimit kishte punuar në spital si infermjere dhe pak kohë më parë kishte ndërruara jetë pasi kishte pirë një dozë helmi.

Ngjarja e rëndë ka shkatuar panik mes mjekëve dhe personelit të spitalit. Menjëherë kanë reaguar autoritetet shtetërore dhe politike, Presidenti Bamir Topi, kryeministri Sali Berisha si dhe ministria e shëndetësisë duke dënuar ashpër ngjarjen, e duke kërkuar ndëhskimin e autorit si dhe garantimin e sigurisë se plote per personelin mjekësor. Vrasja e sotme është dënuar edhe nga partia socialiste sipas së cilës ajo është një tjetër dëshmi e hidhur e pasigurisë me të cilën përballen mjekët gjatë kryerjes së detyrës së tyre.//rd//


XS
SM
MD
LG