Lidhje

Votuesit irlandezë miratojnë Traktatin e Lisbonës së Bashkimit Evropian


Votuesit irlandezë kanë miratuar Traktatin e Lisbonës së Bashkimit Evropian, në një referendum të përsëritur për këtë çështje.

Zyrtarët e zgjedhjeve njoftuan sot se më shumë se 67 përqind e votuesve e kishin mbështetur traktatin në votimet e djeshme.

Kryeministri irlandez Brajën Kauën mirëpriti mbështetjen e gjerë për traktatin, i cili synon thjeshtëzimin e vendimmarrjes në bllokun 27-anëtarësh. Zoti Kauën e quajti këtë një ditë të mirë për Irlandën dhe Evropën.

Udhëheqësit e BE-së i mirëpritën rezultatet.

Presidenti i Komisionit Evropian Zhoze Manuel Barroso tha ai e sheh këtë rezultat si votë besimi ndaj Bashkimit Evropian dhe rolit që ka luajtur ai për t’iu përgjigjur krizës ekonomike./ap.

XS
SM
MD
LG