Ministrat e financave nga Grupi i Shtatë vendeve më të industrializuara premtuan sot të vazhdojnë programet e shpenzimeve qeveritare derisa të sigurohet një mëkëmbje ekonomike.
Ministrat që po takohen në Stamboll thanë se rimëkëmbja është ende e brishtë dhe paralajmëruan se niveli i lartë i papunësisë vazhdon të përbëjë shqetësim së bashku me luhatjet e këmbimeve valutore.
Para takimit, disa zyrtarët thanë se dobësimi i dollarit amerikan, që ka qënë për një kohë të gjatë monedha kryesore e rezervave, mund të minojë rimëkëmbjen ekonomike globale.
Në deklaratën përfundimtare, grupi i shtatëshes thotë se lëvizjet e çrregullta në vlerat e monedhave do të dëmtojnë stabilitetin ekonomik dhe financiar.
Dollari është përdorur për transaksionet kryesore ndërkombëtare dhe për të
vendosur çmimin e mallrave si nafta, por defiçiti në rritje në Shtetet e
Bashkuara ka bërë që dollari të humbasë vlerë kundrejt monedhave të tjera. //mm//