Lidhje

Afganistan: Vriten 8 ushtarë amerikanë, 2 afganë në përleshje me militantët


Persona të armatosur në Afganistanin lindor vranë tetë ushtarë amerikanë dhe dy afganë në një përleshje gjatë natës në dy postblloqe amerikane. Ky është një nga sulmet më vdekjeprurëse për trupat amerikane në disa muaj.

Në një deklaratë të ushtrisë amerikane thuhet se një milici fisnore në Nuristan nga një xhami dhe një fshat aty pranë ndërmorrën sulmin kompleks në një zonë të vështirë.

Një zëdhënës i ushtrisë amerikane i tha Zërit të Amerikës se gjatë betejës trupat e koalicionit përdorën të gjithë arsenalin në dispozicionin e tyre përfshi sulmet ajrore me helikopter dhe shkaktuan një numër të madh viktimash. Koloneli Wayne Shanks tha se forcat në postbllok e kanë atë në kontroll dhe po patrullojnë zonën për të parandaluar sulme të tjera.

Një zëdhënës i talebanëve morri përgjegjësinë për sulmin në një zonë pranë kufirit me Pakistanin. Zyrtarët afganë thanë se disa militantë erdhën nga Pakistani. //mm//


XS
SM
MD
LG