Lidhje

Tre shkencëtarë amerikanë fitojnë çmimin Nobel për Mjekësinë këtë vit


Tre shkencëtarë amerikanë u nderuan me çmimin Nobel në mjekësi për zbulimin se si kromozonet shtohen dhe mbrohen. Puna e tyre hedh dritë mbi kancerin dhe procesin e plakjes.

Elizabeth Blakbërn e universitetit të Kalifornisë në San Francisko, Karol Greider pranë shkollës mjekësore të Harvardit dhe Xhek Szostak i universitetit Xhons Hopkins ndajnë këtë vit çmimin Nobel për Mjekësi. Anëtari i Komisionit Nobel, Rune Toftgard thotë se të tre shkencëtarët u nderuan për punën e tyre në vitet 1980 që zbuloi se si kromozonet mbrojnë veten nga shkatërrimi kur qelizat ndahen

“Ata e morrën çmimin Nobel për zbulimin e telomeres dhe enzymës telomerase dhe si ato mbrojnë kromozonet”.

Telomeres janë struktura në fund të kromozoneve që shpesh krahasohen me pjesëzën plastike në fund të lidhëses së këpucëve që parandalon shthurrjen e lidhëses. Enzyma që krijon telomeres quhet telomerase.

Profesor Toftgard thotë se funksioni i telomeres është jashtëzakonisht i rëndësishëm për të kuptuar se në ç’mëntyrë materiali gjenetik kopjohet dhe ruhet.

“Të gjitha gjenet kodohen nga ADN-ja dhe ADN-ja është e pranishme në kromozonet në bërthamën e qelizës dhe telomeres që janë pjesa fundore e kromozoneve dhe kanë një funksion të rëndësishëm për të mbrojtur kromozonet dhe t’i mirëmbajnë ato".

Kërkimet e tre shkencëtarëve amerikanë, kanë hedhur dritë të re mbi shkaktarët e sëmundjeve dhe kanë hapur rrugët për zhvillimin e terapive të reja. Për shembull, disa kërkime lënë të kuptohet se qelizat e kancerit përdorin enzymë telomerase për rritjen e tyre të pakëntrollueshme. Disa shkencëtarë tani po studiojnë nëse barnat që bllokojnpë enzymën mund të luftojnë kancerin.

Elizabeth Blakbërn u tha gazetarëve se ajo ishte zgjuar në orën 2 të mëngjesit kur dëgjoi lajmin se kishte fituar çmimin Nobel. Ajo thotë se çmimet gjithmonë janë të mira dhe është kënaqësi që e ndan këtë çmim me kolegët Greider dhe Szostak. Të tre shkencëtarët do të ndajnë edhe shumën prej 1.4 milionë dollarësh që shoqëron çmimin Nobel./aq/

XS
SM
MD
LG