Lidhje

Administrata Obama publikon hollësi rreth reformës së imigracionit


Administrata Obama shpalli hollësitë e reformës së politikave mbi ndalimin e emigrantëve të paligjshëm.

Sekretarja e Sigurimit Kombëtar, Xhanet Napolitano thotë se nismat do të përmirësojnë llogaridhënien dhe sigurinë në objektet e paraburgimit, ndërsa autoritetet vazhdojnë zbatimin efektiv të ligjeve të imigracionit.

Sipas reformave të njoftuara dje, autoritetet do të kryejnë një vlerësim të rrezikut dhe klasifikimin e emigrantëve të paligjshëm në mënyrë që ata të mbahen në vende të përshtatëshme.

Autoritetet do të fillojnë t’i mbajnë imigrantët e paligjshëm jo-kriminelë e jo-të dhunshëm në objektet në përputhje me rrezikun.

Kreu i kontrollit të Emigracionit dhe Doganave pritet të fillojë hulumtimet rreth hoteleve dhe objekteve të tjera banimi për t’i shndërruar ato në objekte për mbajtjen e immigrantëve të paligjshëm, të cilët nuk kanë kryer vepra penale ose nuk kanë përdorur dhunë./a/

XS
SM
MD
LG