Lidhje

KE do të vëzhgojë zgjedhjet në Kosovë


Komisioni Evropian ka vendosur të dërgojë në Kosovë një numër vëzhguesish për zgjedhjet lokale të 15 nëntorit. Vendimi pasoi kërkesën e institucioneve të Kosovës për një prani më të madhe të vëzhguesve ndërkombëtarë, meqë Organizata për Siguri e Bashkëpunim në Evropë nuk mund të përfshihet në këtë proces, për shkak të qëndrimit të saj të paanshëm ndaj statusit politik të Kosovës. Zgjedhjet e 15 nëntorit janë të parat që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës dhe do të organizohen në tërësi nga institucionet vendase.


XS
SM
MD
LG