Lidhje

Turqia dhe Armenia rivendosin marrëdhëniet diplomatike


Duket se Sekretarja amerikane e Shtetit Hillëri Klinton ka ndihmuar homologët e saj armenë dhe turq të zgjidhin mospajtimet që vonuan nënshkrimin e një marrëveshje të paqes mes tyre.

Ceremonia e nënshkrimit në Zurih të Zvicrës ishte planifikuar për sot paradite por sekretarja Klinton ndërhyri për të ndërmjetësuar kur armenët shfaqën shqetësim rreth formulimit të deklaratës nga pala turke.

Një zyrtar i Departamentit të Shtetit tha se zonja Klinton u kthye në hotelin e saj për të ndihmuar në zgjidhjen e çështjes me ministrin e jashtëm armenas Edward Nalbandian.

Lajmet bëjnë të ditura se zonja Klinton dhe delegacioni armen janë duke shkuar për në vendin e nënshkrimit.

Marrëveshja do të rivendosë lidhje diplomatike mes Turqisë dhe Armenisë pas një shekulli zemërimi lidhur me vrasjet e armenëve nën regjimin otoman gjatë Luftës së Parë Botërore. Marrëveshja do të hapë gjithashtu kufijtë mes të dy vendeve.

Por analistët thonë se opozita e fuqishme si në Armeni edhe në Turqi ka të ngjarë të ngadalësojë ratifikimin e marrëveshjes në parlamentet përkatëse.//mm//

XS
SM
MD
LG