Lidhje

SHBA: Ligjvënësit amerikanë diskutojnë mbi Afganistanin


Konstatimi nga vëzhguesit e Kombeve të Bashkura se në Afganistan ka patur nivele të larta manipulimi gjatë zgjedhjeve të fundit presidenciale ndodh në një kohë kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës po debatojnë të ardhmen e ndërhyrjes ushtarake e cila vazhdon që prej 8 vjetësh. Korrespondenti i zërit të Amerikës Majkëll Bouman thotë se në Uashington ligjëvenësit amerikanë kanë mendime të ndryshme, mbi rrugën më të mire që duhet ndjekur në Afganistan, ndërsa administrata e presidentit Obama po bën një rivlerësim të strategjisë që Amerika ka ndjekur deri tani në këtë vend.

Politikanët e të dyja partive janë të gjithë dakort mbi një ide kryesore: nuk duhet lejuar që Afganistani të shndërrohet në një fole e sigurtë për terroristët apo militantët ekstremistë. Përtej kësaj pike, politikanët amerikanë kanë mendime shumë të ndryshme nga njëri tjetri dhe është e vështirë të gjesh një konsensus.

Senatorja demokrate Dajen Feinstein e Kalifornisë thotë se Presidenti Obama duhet të ndjekë këshillën e Komandantit Mekristëll, dhe të rrisë numrin e forcave amerikane që gjenden në Afganistan.

“Ky vend duhet stabilizuar. Po të lesh vendin, Talibanët do vazhdojnë të shtohen gjithnjë e më tepër, e një ditë do të kenë një ndikim tepër të rëndësishmëm në Pakistan. Une e besoj me të vërtetë këtë gjë. Nuk e di se si mund të dërgosh atje një person aq të aftë sa Gjenerali Mekkristëll, i cili jep rekomandime tepër qarta, e të mos ia ndjekësh këshillat.”

Zonja Feinstein foli për programin “This Week” në kanalin ABC.Ndërkohë, një demokrat tjetër Karl Levin, anëtar i kongresit që përfaqëson shtetin Miçigan, e që është njëkohësisht kryetar i komisionit të senatit mbi shërbimet e armatosura, thotë se Amerika duhet të përqëndrohet në stërvitjen e forcave vendase, në vend që të dërgojë më tepër trupa. Në emisionin “Meet the Press, të kanalit NBC, Levin tha se në raportin e gjeneralit Mekristëll, i cili ka dalë në internet, jepen shumë me tepër rekomandime se sa thjesht dërgimi i më tepër forcave në rajon.

“Gjenerali Mekristëll përmend një seri gjërash, dhe jo vetëm shtimin e forcave ushtarake, pak rëndësi ka numri. Ai gjithashtu thotë se ne kemi nevojë për një strategji të re, gjë që eshtë me e rëndësishme dhe se numri i forcave ushtarake. Unë po them se tani nuk duhet të dërgojmë më tepër forca në Afganistan, por duhet të përqëndrohemi në trajnimin e forcave dhe ushtrisë Afgane, për t’a bërë atë më të shpejtë, më të fortë e me më shumë pajisje luftarake.”

Shtëpia e badhë thotë se vendimi përfundimtar i Presidentit Obama mbi angazhimin ushtarak në Afganistan do të merret brenda disa javësh.

Raportet e përhapura mbi nivelin e lartë të korrupsionit në qeverinë Afgane dhe manipulimi i zgjedhjeve janë tepër shqetësuese për qeveritarët amerikanë, pasi përpjekjet e Amerikës në Afganistan kanë si qëllim mbështetjen e qeverisë Afgane me shpresë që një ditë ata të jenë në gjendje të mbajnë përgjegjësi të plotë për sigurinë e vendit të tyre.

Edhe pse qeveria afgane ka këto probleme, senatori republikan Sakbi Çamblis thotë se Amerika nuk mund të jejojë që situata në Afganistan të keqësohet e të na rrëshqasë nga duart.

“Ne duhet të eliminojmë dhunën. Duhet të ndalojmë Talibanët. Kjo do të thotë që duhet superioritet i forcave ushtarake, dhe për këtë arsye duhet të dërgojmë më tepër trupa.”

Çambis foli në emisionin “This week” në kanalin televiziv ABC.

XS
SM
MD
LG