Lidhje

SHBA: Sot festohet Dita e Kristofor Kolombit


Sot amerikanët festojnë ditën e Kolombit. Ajo është një festë shtetërore, e cila mbahet të hënën e dytë të tetorit, e cila shënon ditën e mbrritjes së Kristofor Kolombit në Amerikë.

Kristofor Kolombi, një eksplorues italian që udhëtonte nën flamurin e mbretërisë së Spanjës, ndërmorri katër udhëtime për në botën e re. Ai asnjëherë nuk arrinte me suksesë synimet e tij: të gjente një rrugë detare nga perendimi për në Azi. Megjithatë, Kolombi solli një epokë të re në histori duke eksploruar Amerikën.

Dita e Kolombit u shpall festë shtetërore në Shtetet e Bashkuara në vitin 1971. Në përgjithësi, kjo festë mbahet nga bankat, organet shtetrore, shërbimi postar dhe agjenci federale. Në këtë ditë, tregjet e aksioneve janë të mbyllura por shumë biznese të tjera punojnë. Po ashtu, disa shkolla janë të hapura, ndryshe nga ato në qytete si Nju Jork dhe Uashington, të cilat janë mbyllur.//lk

XS
SM
MD
LG