Lidhje

Amerikanët Ostrom dhe Uilliamson fitojnë Nobel për Ekonominë


Amerikanët Elinor Ostrom dhe Oliver Uilliamson fituan Çmimin Nobel të vitit 2009 për Ekonominë. Motivacioni i Akademisë Mbretërore Suedeze ishte për punime që mund të ndihmojnë në përballimin e ndryshimeve klimatike dhe recesionit global.

Profesorja Ostrom e Universitetit të Indianës, është përpjekur të identifikojë rregullat politike, ligjore dhe ekonomike që e pengojnë ose e inkurajojnë përdorimin efikas të burimeve natyrore.

Ndërsa profesori Uilliamson i Universitetit të Kalifornisë në Berkley, ka bërë punime të rëndësishme në ekonominë e organizimit. Mes tyre shquhen studimet se si krijohen dhe zhvillohen dhe çfarë ndikimi kanë ato në rritjen ekonomike. Punimet e tij kanë patur ndikim në mënyrën se si drejtohen korporatat. Shumë ekonomistë thonë se dështimet në këtë aspekt kanë patur rol në krizën ekonomike që e zhyti botën në recesion.

Çmimi për ekonominë është i fundit ndër 6 çmimet Nobel të dhëna për këtë vit. Ai u themelua në kujtim të Alfred Nobelit dhe nuk bën pjesë në grupin fillestar të këtyre çmimeve që u krijuan në bazë të testamentit të Nobelit. //ii

XS
SM
MD
LG