Lidhje

Turqi - Armeni, drejt përmirësimit të marrëdhënieve


Presidenti i Armenisë thotë se këtë javë do të shkojë në Turqi për të parë një ndeshje futbolli. Disa ditë më parë të dy vendet nënshkruan një marrëveshje historike për normalizimin e marrëdhënieve, pas armiqësive një shekullore.

Presidenti armen Serzh Sarksian tha sot se e kishte mirëpritur ftesën e homologut të tij turk, për të parë ndeshjen e futbollit mes ekipeve të të dy vendeve, në kuadrin e kampionatit botëror të futbollit. Ministrat e jashtëm të Armenisë dhe Turqisë e nënshkruan marrëveshjen të shtunën në Zyrih, për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe rihapjen e kufijve mes të dy vendeve.

Por që marrëveshja dy-palëshe të fillojë të zbatohet, ajo duhet të ratifikohet nga parlamentet e të dy yvendeve. Armiqësitë mes tyre burojnë nga vrasjet masive të armenëve nga forcat otomane gjatë dhe pas Luftës së Parë Botërore.//lk

XS
SM
MD
LG