Lidhje

Samërs: Ekonomia amerikane drejt rimëkëmbjes


Këshilltari i lartë për ekonominë i Presidentit Obama, Lawrence Summers, thotë se Shtetet e Bashkuara kanë hyrë në rrugën e rimëkëmbjes ekonomike. Në një letër dërguar udhëheqësit republikan të Dhomës së Përfaqësuesve, Xhon Bohner, zoti Summers thonte se Akti i Rimkëmbjes e ka nxjerrë vendi nga “gjendja ekonomike drejt greminës”.

Akti i Rimëkëmbjes është ligji që ka të bëjë me paketën e stimujve prej 787 miliardë dollarësh, me synim rigjallërimin e ekonomisë amerikane. Letra e zotit Summers dërguar udhëheqësit të opozitës në Kongres mbron politikat ekonomike të Presidentit.

Republikanët i kritikojnë me forcë këto politika, duke theksuar se Departamenti i Punës ka njoftuar se ritmi i papunësisë në vend arriti në shtator shifrën më të lartë në 26 vjet, 9,8 për qind, ndërsa punëdhënësit shkurtuan më tepër vende pune nga sa pritej.//lk

XS
SM
MD
LG