Lidhje

India nuk pranon t'i japë Shqipërisë eshtrat e Nënë Terezës


India hodhi poshtë kërkesën e Shqipërisë për dorëzimin e eshtrave të Nënë Terezës, me origjinë shqiptare, që u njoh nga e gjithë bota si murgesha katolike e Kalkutës.

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Indisë, tha sot se Nënë Tereza ishte qytetare e Indisë dhe se eshtrat e saj po pushojnë në vendin e vet. Ai tha se dërgimi i eshtrave të saj në një vend tjetër nuk shtrohet fare.

Zëdhënësi ju përgjigj një kërkese të kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha, që i pati kërkuar Indisë që kjo çështje të diskutohej.

Shqipëria donte që eshtrat e Nënë Terezës t’i dorëzoheshin asaj me rastin e 100 vjetorit të lindjes së bamirëses në gusht në vitit 2010.

Emri i nënë Terezës ishte Agnes Gonxhe Bojaxhiu dhe ajo lindi në një familje shqiptare me banim në Maqedoni dhe në vitin 1929 ajo shkoi në Indi, ku u bë qytetare e atij shteti.

Në vitin 1979, Nënë Terezës iu dhanë çmimi Nobel për Paqen, për dedikimin e jetës së saj në ndihmë të të varfërve. (ze)

XS
SM
MD
LG