Lidhje

Haga hedh poshtë pretendimet e Karaxhiçit për imunitet


Një gjykatë e Kombeve të Bashkuara për krimet e luftës ka hedhur poshtë pretendimin e ish udhëheqësit serb të Bosnjës, Radovan Karaxhiç se ai kishte një marrëveshje imuniteti që e mbronte atë nga dënimi. Gjykata e Hagës mori vendimin të martën që edhe nëse pretendimet e Karaxhiçit mund të provoheshin, ato nuk do të kishin peshë në gjykatën e krimeve të luftës.

Karaxhiçi pretendon se i dërguari special amerikan, Riçard Hollbruk i kishte ofruar atij imunitet në vitin 1996 nëse ai largohej nga posti. Hollbruk, tani i dërguar special i presidentit Barak Obama në Afganistan dhe Pakistan, vazhdimisht e ka hedhur poshtë një marrëveshje të tillë.

Karaxhiç përballet me 11 akuza përfshi genocidin, për rolin e tij në luftën e Bosnjës në vitet 1990. //kh//

XS
SM
MD
LG