Lidhje

Koreja e Veriut, paralajmërime Jugut për shkeljen e ujërave


Koreja e Veriut tha se një përplasje detare me Jugun mund të ndodhë, në se Seuli vazhdon të dislokojë anijet e tij luftarake në ujrat që Pheniani i konsideron të vetat.

Në një deklaratë të publikuar sot nga agjencia koreane e lajmeve thuhet se ushtria i konsideron veprimet e Jugut në detin e Verdhë si një provokim ushtarak.

Të dyja palët u përfshinë në përplasje detare në vitet 1999 dhe 2002 lidhur me mosmarrëveshjet kufitare në perëndim të gadishullit korean. Kufiri është caktuar nga Kombet e Bashkuara pas luftës së viteve 1950-53 mes rivalëve komunistë dhe demokrat por Koreja e Veriut nuk e njeh këtë kufi.//lk

XS
SM
MD
LG