Raporti i Komisionit Evropian, po vazhdon të jetë temë diskutimesh në
Kosovë ku vlerësimet janë të ndara. Qeveria thotë se raporti është real
dhe përmbledh edhe shqetësimet e saj për segmente të caktuara, ndërsa
opozita thotë se raporti pasqyron realitetin e hidhur në të cilin
ndodhet Kosova. Raporti i cili u publikua një ditë më parë njeh
përparime në fushën politike në Kosovë, ndërsa tërheq vërejtjen në
dobësitë në shumë fusha përfshirë edhe luftën kundër korrupsionit e
krimit të organizuar.