Lidhje

Minutat e Hollivudit



Aktorja e mirënjohur amerikane Mia Farrow, njëkohësisht ambasadore e vullnetit të mirë në emër të organizatës së UNICEF-it, ndërmori një udhëtim në Rripin e Gazës ditën e mërkurë.

Farrow vizitoi një qendër të UNICEF-it në qytetin jugor të Rafahut, sëbashku me aktorin egjiptian Mahmoud Kabil.

Rripi i Gazës është nën bllokadën israelito egjiptiane që në vitin 2007, kur Hamasi mori në kontroll këtë territor.

"Asnjë fëmijë nuk duhet të kalojë ato që fëmijët e Gazës kanë përjetuar" tha Mia Farrow, e cila është ambasadore e vullnetit të mirë , që nga viti 2000. Për më tej, ndiqni rubrikën tonë “Minutat e Hollivudit” ditën e premte, në programin televiziv Ditari.

XS
SM
MD
LG