Lidhje

Aktorja Mia Ferrou viziton Rripin e Gazës si ambasadore e UNICEF-it


Aktorja e mirënjohur amerikane Mia Farrow, njëkohësisht ambasadore e vullnetit të mirë në emër të organizatës së UNICEF-it, ndërmori një udhëtim në Rripin e Gaëzs ditën e mërkurë.

Farrow vizitoi një qendër të UNICEF-it në qytetin jugor të Rafahut, sëbashku me aktorin egjiptian Mahmoud Kabil.

Dy aktorët u pritën nga fëmijët palestinezë të cilët iu dhuruan lule dhe ëmbëlsira si dhe dhanë një shfaqje vallëzimi në kopshtin e qendrës.

Të dy aktorët mbërritën në Rripin e Gazës, i cili është nën bllokadë, ditën e mërkurë, Farrou përmes Erzesë, nga kufiri me Izraelin, kurse Kabil nga Egjipti.

Rripi i Gaz-s është nën bllokadën israelito egjiptiane që në vitin 2007, kur Hamasi mori në kontroll këtë territor.

"Anjë fëmijë nuk duhet të kalojë ato që fëmijët e Gazës kanë përjetuar" tha Mia Farrou, e cila është ambasadore e vullnetit të mirë , që nga viti 2000.

2. Aktori Majkëll Jai White, ka krijuar karaktetin e Black Dynamite, që dëshiron të jetë në mbrojtje të komunitetit të tij me kung fu dhe të folur të ashpër. Filmi "Black Dynamite", përshkohet nga situata komike dhe aksioni. Në të interpretojnë dhe aktorët Tommy Davidson , Arsenio Hall etj.

Ky film, i renditur në filmat me buxhet të ulët, ironizon faktin që filma të tillë prodhohen me pak të ardhura, si dhe filmat që u qujatën "Blackploitation" , që kishin në fokus jetën urbane në lagjet e afrikano-ameriknaëve në vitet '70.

Filmat "Three the hard way", dhe "Shafts goes in Africa" janë filmat, nga të cilët janë shkëputur episodet mbi të cilat janë krijuar situatat komike të filmit "black Dynamite".

Ky film nga data e sotme, nis paraqitjen në disa nga kinematë amerikane.

Aktori Xhorxh Kluni mori pjesë në premierën e filmit "Fantastic Mr.Fox", pasi kolegia tij Meryl Streep nuk pati mundësi të merrte pjesë, për arsye shëndetësore. Kluni i shoqëruar nga e dashura e tij italiane Elisabeta Kanalis, ka hedhur zërin e protagonistit të filmit të animuar, Mr. Fox, mjaft të njohur për fëmijët.

Ylli i kinemasë, ka firmosur autografe për adhuruesit e tij, të cilët ishin të pranishëm në premierën e fillmit në Londër.

Xhason Schwartzman, i cili ka hedhur zërin e djalit të zotit Fox, Ash, tha se Londra ishte vendi më i mirë për premierën e filmit.Filmi është prodhim i studios britanike të produksionit Three Mills Studios, por heronjtë e filmit flasin me theks amerikan. Festivali i filmit në Londër, përpiqet që të ketë një konkurrencë me festivalet prestigjoze të filmave si festivali i Kanës, Venecias, dhe Torontos.

Më shumë se 300 filma marrin pjesë në këtë festival, por vetëm 15 prej tyre përzgjidhen për premiera.

Filmi "Fantastic Mr.Fox", do të dalë në SHBA në datën 25 nëntor.//mm//



XS
SM
MD
LG