Lidhje

20 vjetori i programit "Points of Light" të ish presidentit Bush, i vjetri


Presidenti Barak Obama shkon sot në Teksas për të marrë pjesë në 20 vjetorin e programit të shërbimit publik të frymëzuar nga ish presidenti Xhorxh H. W. Bush i vjetër.

Zoti Obama do të shkojë në kampusin e universitetit A&M të Teksasit për të marrë pjesë në forumin e shërbimit publik Points of Light të drejtuar nga zoti Bush.

Instituti në fjalë, është një organizatë jo-partiake dhe jo-fitimprurëse që merr pjesë në përpjekjet e shërbimit në komunitete.

Zoti Bush e përmendi së pari këtë ide në fjalimin e tij të inagurimit në vitin 1989. Më vonë atë vit, ai krijoi një çmim për individët që arrijnë të bëjnë ndryshime në komunitetet e tyre.

Instituti Points of Light që u themelua në vitin 1990, thotë se lëvizja për shërbime publike është rritur dhe fuqizuar nën presidencën e zotërinjve Bush, Bill Klinton, Xhorxh Bush dhe presidentit Obama. //iç//

XS
SM
MD
LG