Lidhje

Një shpërthim në Pakistan shkakton 11 të vrarë


Policia në Pakistan thotë se autorë sulmesh vetëvrarëse me bombë aktivizuan lëndë shpërthyese në qytetin e Peshawarit, duke vrarë të paktën 11 persona. Pamjet televizive të shpërthimeve të sotme tregonin rrënoja dhe një makinë të shkatërruar.

Policia tha se sulmuesit, mes tyre një grua, nisi një makinë të ngarkuar me lëndë shpërthyese dhe një motoçikletë në drejtim të stacionit të policisë, para se të aktivizonin lëndët shpërthyese.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, që është më i fundit në një seri sulmesh gjatë dy javëve të fundit, në të cilat janë vrarë mbi 150 njerëz. Dje një seri sulmesh ndaj agjencive të zbatimit të ligjit në Lahore dhe në pjesën veriperëndimroe të vendit, me trazira, shkaktoi të paktën 39 të vrarë.//lk

XS
SM
MD
LG