Lidhje

Amerikanët të shqetësuar për sigurinë e vaksinës së gripit H1N1


Vendet e hemispferës veriore kanë nisur të shpërndajnë vaksinën e gripit H1N1 si pjesë e një programi masiv imunizues kundër pandemisë virale. Prindërit dhe disa specialsitë janë të shqetësuar për sigurinë e vaksinës, ndërsa disa mjekë shtrojnë pyetjen nëse spitalet kanë kapacitetet e mjaftueshme për të menaxhuar situatat serioze.

Kërkesat për vaksinën e gripit H1N1 ka shtuar numrin e njerëzve në klinikat e vaksinimit në SHBA.

Gratë shtatëzëna janë më të rrezikuara nga komplikimet nga virusi H1N1. Dhe të paktën 86 fëmijë amerikanë kanë vdekur nga virusi i ri.

Qendra amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve njofton se gripi i ri është shpërndarë në pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara.

Megjithatë disa amerikanë thonë se nuk do të vaksinohen.

Disa janë të shqetësuar për sigurinë e vaksinës pasi ajo është prodhuar shumë shpejt, dhe përmban një element që shumë prindër thonë se mund të shkaktojë autizmin.

Dr. Ann Shushat nga qendra për Kontrollin e Sëmundjeve thotë se vaksina është e sigurt, madje ekziston edhe vaksina pa këtë element.

“Ne nuk rrezikojmë përsa i përket sigurisë së prodhimit të vaksinës, ose testimit dhe suksesit të saj. Është shumë e rëndësishme që ky proçes të kryhet me kujdes dhe i sigurt”. - thotë ajo

Zyrat e shëndetit publik dhe doktorët i kanë dyfishuar përpjekjet për të promovuar vaksinimin si mbrojtja më e mirë nga virusi H1N1.

Dr. Peter Holbrook në Qendrën Kombëtare Mjekësore për Fëmijët në Uashington, thotë se njerëzit gabojnë nëse mendojnë se gripi është i ngjashëm me të ftohtin. Ai thotë:

“Është shumë e rëndësishme të mendohet qartësisht rreth vaksinimit dhe sëmundjes që ne duam të parandalojmë. Kjo është një sëmundje e rëndë”.

Dr. Holbrook thotë se edhe rastet e lehta mund të shkaktojnë sëmundje serioze madje rastet e rënda mund të keqësohen me shpejtësi.

Doktorët janë të shqetësuar se shumë spitale mund të mos kenë mjekë ose personel të mjaftueshëm që të menaxhojnë një shpërthim të sëmundjes. Dr. Arthur Kellerman në Shkollën e Mjekisë Emory është i shqetësuar se ku t’i vendosë pacientët që kanë nevojë për kujdes intensiv.

“Ne kemi nevojë të përgatisim njësitë e kujdesit të menjëhershëm shëndetësor dhe sistemin tonë të shëndetësisë për mundësinë e zgjedhjeve shumë të vështira për ata pacientë, që vendosen apo jo në kujdes intesiv”. - thotë ai

Nëse virusi H1N1 ndjek të njëjtën trajektore që kishte kur u përhap marsin e kaluar, atëherë sëmundja do të arrijë kulmin, e do të bierë në 7 javë. Nëse ky është skenari real, thotë Dr. Holbrook, ndoshta virusi është pranë kulmit të tij në Shtetet e Bashkuara.

Të gjithë specialstët janë të një mendimi se një grip i ri është i paparashikueshëm dhe vaksina mjaftueshme nuk ka as në Shtetet e Bashkuara.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se dhurimet ndërkombëtare të vaksinës mund të arrijnë në vendet në zhvillim brenda pak javësh. //mm//

XS
SM
MD
LG