Lidhje

Studentët gjerman, fitues të konkursit për energjinë diellore



Ekipi gjerman fitoi konkursin e vitit për ndërtimin e një shtëpie solare. Në konkurs merrnin pjesë 20 ndërtues që përfaqësonin universitete nga mbarë bota. Konkursi Solar Decathlon u organizua nga Departamenti amerikan i Energjisë dhe objektivi kryesor ishte ndërtimi i shtëpisë që do të prodhonte më shumë energji në ditët me diell. Shtëpitë, që formuar një fshat të përkohshëm solar në shëtitoren kombëtare këtu në Uashington, u vlerësuan për 10 karakteristika përfshi aftësinë tregëtuese, rehatinë dhe mënyrën e marrjes së energjisë diellore për të furnizuar me rrymë frigoriferët, platalarëset dhe lavatriçet.

Ekipi gjerman që përbëhej nga 24 studentë të arkitekturës nga universiteti Darmstadt fitoi konkursin duke u përqëndruar në faktorin më të rëndësishëm: prodhimin maksimal të enerjgisë. Ekipi gjerman beson se fitoi jo vetëm pasi mundi të prodhojë më shumë energji por edhe për strukturën arkitektonike.

Ky universitet fitoi të njëjtin konkurs edhe në vitin 2007.

Departamenti amerikan i Energjisë e organizon konkursin për të gjetur mënyrat më efikase të ndërtimit të shtëpive solare. Ekipet sponsorizohen nga kompanitë. //rd//

XS
SM
MD
LG