Lidhje

Arrestohen 12 pjesëtarë të policisë së Kosovës


Në Kosovë Drejtori i Përgjithshëm i policisë Sheremet Ahmeti, bëri të ditur se janë arrestuar 12 pjesëtarë të kësaj policie nën dyshimin për shpërdorim të detyrës.

Ai tha se ata u arrestuan në rajonin e Gjilanit dhe u takonin njësive të policisë kufitare. Arrestimet e sotme pasuan hetimet që kanë zgjatur për dy muaj me radhë.

Të gjithë të arrestuarit janë pezulluar nga puna përfshire edhe një oficer policie me gradën e togerit. Sipas zotit Ahmeti, të arrestuarit janë të përkatësive të ndryshme etnike dhe kanë vepruar në grup. Ai tha se arrestimet e sotme janë provë e përkushtimit të policisë për të luftuar korrupsionin dhe veprimtaritë e tjera të paligjshme. //rd//

XS
SM
MD
LG