Lidhje

Presidenti afgan Hamid Karzai pritet që të pranojë se nuk ka fituar shumicën e votave


Presidenti afgan Hamid Karzai pritet që të pranojë sot se nuk ka fituar shumicën e votave në zgjedhjet presidenciale të muajit gusht.

Pasi një grup kontrolli i Kombeve të Bashkuara njoftoi të henën se po zhvleftësonte thuajse një të tretën e votave për zotin Karzai si rezultat i manipulimeve, zyrtarët amerikanë thanë se ata presin që zoti Karzai të reagojë të martën, rreth këtij zhvillimi. Presioni ndërkombëtar ka qënë në rritje ndaj presidentit afgan që të pranojë ose një koalicion të përbashkët me kundershtarin e tij Abdullah Abdullah ose të përgatitet për një raund tjetër votimesh.

Nuk është e qartë se cilat opcione do të favorizojë zoti Karzai, por Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, tha të henën se ajo ishte inkurajuar nga drejtimi që po merrte situta. //kh//

XS
SM
MD
LG