Lidhje

Komisioni elektoral në Afganistan urdhëron mbajtjen e balotazhit


Komisioni elektoral në Afganistan urdhëroi zhvillimin e një balotazhi më 7 nëntor.

Presidenti Hamid Karzai pranoi balotazhin kundër sfiduesit kryesor, ish ministrit të jashtëm Abdullah Abdullah.

Zyrtarët njoftuan balotazhin pasi Komisioni Elektoral i Ankesave zhvleftësoi një të tretën e votave të zotit Karzai për shkak të manipulimeve duke i hequr kështu shumicën e nevojshme për të mënjanuar balotazhin.

Zoti Karzai u tha gazetarëve gjatë një konference shtypi në Kabul se balotazhi është një mundësi e madhe për të provuar se vendi po ecën përpara. Ai u bëri thirrje njerëzve të marrin pjesë në balotazh dhe i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të sigurojë votën.

Presidenti amerikan Barak Obama vlerësoi bashkëpunimin e zotit Karzai si një hap të rëndësishëm përpara për të siguruar një proces të besueshëm për popullin afgan. //iç//

XS
SM
MD
LG