Lidhje

Shqipëria ka filluar punën në plotësimin e pyetësorit gjigand për anëtarësimin në Bashkimin Evropian


Zyrtarët shqiptarë kanë filluar punën në plotësimin e pyetësorit gjigand për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Zyrtarët thonë se 4,500 pyetje përbëjnë dokumentin masiv që synon në përcaktimin nëse Shqipëria është gati për të ndërmarrë hapin e radhës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Ministrja e Integrimit Evropian, Majlinda Bregu, thotë se një grup ekspertësh, përshi ata nga Kroacia, do të ndihmojnë qeverinë në kompletimin e pyetësorit. Zonja Bregu thotë se Kroacia u zgjodh posaçërisht sepse është vend i rajonit që po kalon përmes procesit të integrimit europian. Shqipëria aplikoi zyrtarisht për anëtarësim në Bashkimin Evropian në muajin prill. //kh//

XS
SM
MD
LG