Lidhje

Nënpresidenti Bajden në Çeki


Nënpresidenti amerikan Xho Bajden siguroi mbështetjen e Republikës Çeke, për t'i mbështetur planet e Shteteve të Bashkuara për mbrojtjen nga raketat, mori edhe përkrahjen e aleatëve të tjerë të NATO-s, Polonisë dhe Rumanisë.

Zoti Biden u takua sot me kryeministrin çek Jan Fischer, i cili tha se vendi i tij është gati të marrë pjesë në planin e ri. Nënpresidenti amerikan tha se Washingtoni do të dërgojë muajin e ardhshëm në Pragë një ekip ekspertësh për diskutime. Praga kishte shprehur më parë zhgënjim ndaj vendimit të Presidentit Barak Obama për braktisjen e planeve mbi ndërtimin e një sistemi të mbrojtjes nga raketat në republikën Çeke dhe në Poloni. Zoti Biden i siguroi vendet evropiane se sistemi i ri është një mënyrë më e mirë për t'u mbrojtur nga kërcënimet e reja nga vende si Irani. Plani i rishikuar përqëndrohet tek interceptorët me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi, ndërsa propozimi i hartuar nën udhëheqjen e Presidentit Xhorxh Bush ishte projektuar për rrëzimin e raketave me rreze të gjatë veprimi.

XS
SM
MD
LG