Lidhje

Afganistan: Rivali presidencial i angazhuar për balotazhin


Rivali i presidentit afgan Hamid Karzai thotë se është i angazhuar për balotazhin përsa kohë që procesi është transparent dhe i besueshëm.

Ish ministri i jashtëm Abdullah Abdullah i tha sot kanali televiziv amerikan, Fox News, se nuk do të kërkojë bojkotimin e zgjedhjeve të 7 nëntorit sepse ai nuk do që fushata elektorale të humbasë synimin e saj.

Por ai tha për rrjetin tjetër televiziv amerikan CNN se nuk do ta çonte vendin në të njëjtën odise si në zgjedhjet e para të manipuluara të gushtit.

Zoti Abdullah hodhi poshtë gjithashtu mundësinë e një marrëveshjeje për ndarjen e pushtetit me presidentin Karzai.

Zyrtarët afganë të zgjedhjeve njoftuan javën e kaluar balotazhin për shkak të manipulimeve në zgjedhjet e gushtit duke i hequr shumicën e votave presidentit Karzai. Edhe zoti Karzai e ka mbështetur balotazhin. (ze)

XS
SM
MD
LG