Lidhje

Meta: Jo standarde të ndryshme për pakicat në Ballkan


Zëvendes-kryeministri dhe ministri i jashtëm i Shqipërisë, Ilir Meta, tha sot se vendet e Ballkanit nuk duhet të perdorin standarde të ndryshme në trajtimin e pakicave kombëtare. Zoti Meta deklaroi sot se shtetet ballkanike nevojitet të ndihmojnë njeri-tjetrin për t'u integruar në Bashkimin Europian, sepse kjo është e ardhmja e tyre e përbashkët. Ai i bëri këto komente në një takim me diplomatë të huaj që u organizua nga Instituti për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG