Lidhje

Afganistan: 14 amerikanë të vrarë nga incidentet me helikopterë


Në Afganistan, nga dy incidente me helikopterë janë vrarë 14 ushtarë dhe civilë amerikanë, një nga ditët më të përgjakshme për trupat amerikane që nga ndërhyrja në vitin 2001.

Ambasada amerikane në Kabul tha se tre punonjës civilë të ambasadës dhe 7 ushtarë amerikane humbën jetën në rrëzimin e një helikopteri në provincën Bagdis në perëndim të Afganistanit.

NATO-ja tha se helikopteri u rrëzua pas shkëmbimit të zjarrit me kryengritësit që dyshohet se merreshin me trafik droge. Aleanca tha se u vranë 12 persona të dyshuar si luftëtarë armiq.

Talebanët morën përgjegjësinë për rrëzimin e helikopterit por NATO-ja tha se nuk beson që shkaku i rrëzimit të kishin qenë të shtënat nga Toka.

Në një tjetër incident, 4 ushtarë amerikanë u vranë kur dy helikopterë u përplasën ndërsa fluturonin në Afganistanin jugor. Presidenti Obama diskutoi të hënën në Shtëpinë e Bardhë për Afganistanin me ekipin e sigurisë kombëtare. //ii

XS
SM
MD
LG