Lidhje

3.4 miliard dollarë për infrastrukturën energjitike amerikane


Presidenti Obama qendroi para paneleve të panumërta të energjisë diellore dhe tha se administrata e tij po financion një përmirësim masiv të rrjetit të furnizimit elektrik amerikan.

“Jemi duke bërë investimin më të madh ndonjëherë në një rrjet të teknologjisë së lartë, të fuqishëm dhe të sigurtë elektrik.”

Përmiresimi prej 3.4 miliard dollarësh është pjesë e planit stimulues prej 787 miliard dollarësh të miratuar nga Kongresi dhe futur në fuqi nga presidenti Obama në fillim të vitit. Të njëjtën shumë do të financojë edhe vetë industria energjitike dhe sëbashku do të paguajnë për 100 projekte për modernizimin e sisitemit elektrik.

Presidenti foli në qendren Arcadia në centralin elektrik të gjeneratës së ardhëshme me energji diellore, DeSoto. Ai tha centrali do të prodhonte energji të mjaftueshme për të furnizuar qytetin prej 7 mijë banorësh. Presidenti e krahasin nismën për të përmiresuar rrjetin elektrik me ndërtimin e sistemit amerikan të autostradave në vitet 1950.

“Është koha për të bërë investime të ngjashme në mënyrën se si shperndahet energjia, për të ndertuar një autostradë të energjisë së pastërt e cila mund ta marrë energjinë e ripërteritshme në vende si DeSoto dhe ta përçojë tek amerikanët në rrugët më të përballueshme dhe më efikase."

Presidenti tha se projektet përfshijnë instalimin e sahatëve elektrikë që kursejnë energji si dhe shtimin e përpjekjeve për të përdorur më shumë energji alternative.

“Mund ta imagjinojmë ditën kur të jemi në gjendje të karikojmë bateritë e makinave hibride naten sepse sahati elekrik i tregon makinës se elekriciteti naten kushton më pak.”

Disa nga këto makina hibride që karikohen pritet të prodhohen në ish fabrikat e General Motor në Delaware. Nënpresidenti Xho Bajden vizitoi kantierin në shtetin e tij të blerë nga kompania e makinave të vogla luksoze, Fisker Automotive.

“Bateritë e ketyre veturave do të vijnë nga kompani amerikane sepse kjo administratë po investon miliarda dollarë në teknologjinë e baterive, këtu në Shtetet e Bashkuara.”

Kompania Fisker mori hua qeveritare prej 528 miliard dollarësh për të ndertuar makina elektrike, prodhimi i të cilave pritet të fillojë në vitin 2012. //kh//

XS
SM
MD
LG