Lidhje

Hagë: Paraqiten argumentet kundër Karaxhiçit



Për të dytën ditë rradhazi banka e të akuzuarit ishte bosh. Por kësaj here gjykatësi O-Gon Kwon nuk vonoi në hapjen e sesionit. Ai tha se fatkeqësisht Karaxhiç zgjodhi kursin e tij dhe tani duhet të përballet me pasojat.

“I akuzuari në menyrë vullnetare dhe të caktuar i ka hequr të drejten vetes për të marrë pjesë në gjyq, paneli ka mendimin se gjykimi mund të vazhdojë edhe në mungesë të tij.”

Prokurori Alan Tieger nuk humbi kohë për të filluar në mënyrë dramataike çështjen që ai ka në plan të paraqesë. Ai filloi me Srebrenicën ku ndodhi masakra e vitit 1995 kundër 8 mijë burrave dhe djemve myslimanë. Ai tha se pak pas vrasjeve më masive që nga Lufta e Dytë Botërore, komandanti suprem po i tregonte parlamentit se si kishte urdhëruar sulmin.

“Kjo çështje, i nderuar gjykatës, është për atë komandant suprem. Radovan Karaxhiçi shfrytëzoi forcën e nacionalizmit, urrejtjes dhe frikës për të zbatuar vizionin e ndarjes etnike të Bosnjës.”

Prokurori Tiger tha se ai do të thërrasë dëshmitarë të ndryshëm nga ata që punuan me Karaxhiçin e deri tek punonjësit nderkombëtar dhe viktimat, për të provuar se Karaxhiçi ishte pjesë e makinerisë kriminale, synimi i së cilës ishte shperngulja e jo-serbëve nga një pjesë e Bosnjës, gjë të cilën e bëri në mënyrë sistematike përmes vrasjeve, asgjesimeve, bombardimeve, burgosjeve dhe biles gjenocidit.

Prokurorët thonë se do të përdorin ato çfarë ka thënë vetë Karaxhiçi, qe nga telefonanat e interceptuara e deri tek fjalimet në parlamentin boshnjak. Ata leshuan një kasetë gjatë gjykimi me një fjalim të vitit 1991. Karaxhiçi paralajmëron joserbët e pranishëm që të mos mundohen të ndahen nga Jugosllavia se përndryshe do të përfundojnë në rrugën drejt ferrit nga e cila mund të zhduken.

Prokurorët thonë se Karaxhiçi ishte udhëheqësi absolut i serbëve të Bosnjës. Ata do të kenë rreth 300 orë për ta provuar këtë në gjykatë. Por fillimisht, gjykatësit duhet të merren me mosparaqitjen e Karaxhiçit. Me mbylljen e punimeve për këtë javë, prokurorët do të përfundojnë seancën hapëse të henen. Nëse Karaxhiçi nuk merr pjesë në gjyq, gjykata do të zhvilloj një seancë rreth menyrës se si do të vazhdojë proçedimin. Një rast që ata po konsiderojnë është caktimi i një avokati mbrojtës, diçka që Karaxhiçi ka thenë se nuk do ta pranojë. //kh//

XS
SM
MD
LG