Lidhje

6 të vrarë nga shpërthimet sot në Irak


Policia irakiane thotë se të paktën 6 vetë janë vrarë nga 2 shpërthime sot.

Policia tha se 3 gra gjetën vdekjen në Bagdat, pasi shpërtheu një bombë e vendosur në një mikrobus. Në qytetin verior të Mosulit, autoritet thonë se një bombë e vënë në anë të rrugës, e cila kishte në shenjestër një patrullë ushtarake, la të vrarë 3 vetë.

Ndërkaq, demonstruesit brohorisnin dhe hidhnin parulla gjatë një marshimi sot në Bagdat, në shenjë proteste ndaj shpërthimeve të së dielës që lanë të vrarë të paktën 155 vetë.

Një grup që ka lidhje me al-Kaidën në Irak ka marrë përgjegjësinë për shpërthimet që plagosën më shumë se 500 vetë.

Më parë këtë javë Ministria e Brendshme e Irakut tha se autoritetet kishin arrestuar të paktën 70 vetë, të cilët mund të kenë lidhje me incidentin. //ad//

XS
SM
MD
LG