Lidhje

Kancelarja Merkel bën betimin për një mandat të ri


Kancelarja gjermane Angela Merkel bëri betimin për një mandat të ri, duke kryesuar një koalicion të tjetër, që është zotuar të fuqizojë eknominë më të madhe të Evropës, përmes shkurtimit të taksave dhe reformave të shërbimit shëndetësor.

Kancelarja 55 vjeçare bëri betimin sot në Berlin, një muaj pas fitores me shumicë dërrmuese në zgjedhjet kombëtare. Edhe koalicioni i qendrës së djathtë i zonjës Merkel, po ashtu bëri betimin, me një ceremoni që u zhvillua në dhomën kryesore të ndërtesës së Parlamentit gjerman, Rajshatgut.

Konservatorët e zonjës Merkel fituan vota të mjaftueshme muajin e kaluar, për t'i dhënë fund koalicionit të gjerë, aspak të pëlqyeshëm, me partinë Social Demokrate me prirje të majta dhe për ta formuar qeverinë me Partinë Demokratët e Lirë, që mbështet biznesin. Partitë arritën një marrëveshje javën e kaluar për krijimin e një aleance të re.

Zonja Merkel ka premtuar se koalicioni i ri do të reformojë sistemin shëndetësor të Gjermanisë dhe do të përpiqet t'i pakësojë taksat me deri 36 miliardë dollarë. //kk//

XS
SM
MD
LG