Lidhje

Medvedev dënon vrasjet e Stalinit


Presidenti i Rusisë, Dmitri Medvedev thotë se vrasjet në masë të kryera nën diktatorin sovjetik, Josif Stalin, nuk mund të justifikohen.

Në një video blog në faqen e tij të Internetit, zoti Medvedev, hedh poshtë pretendimet se vrasjet ishin të justifikueshme “në emër të interesave të larta shtetërore”.

Ai thotë se asgjë nuk mund të vihet mbi vlerën e jetës njerëzore.

Komentet e Presidentit rus bëhen në një kohë që Rusia shënon sot ditën e përkujtimit të viktimave të shtypjes sovjetike.

Historianët thonë se miliona njerëz u vranë, u ekzekutuan dhe u burgosën gjatë diktaturës staliniste nga viti 1922 deri në 1953.

Udhëheqësi sovjetik u përpoq të eliminonte çdo njeri që e dyshonte sadopak se nuk ishte besnik ndaj qeverisë së tij apo sfidues ndaj saj.

XS
SM
MD
LG