Lidhje

Pakistan: Ministri i jashtëm e cilëson të suksesshme ofensivën e fundit


Ministri i jashtëm i Pakistanit thotë se ushtria e vendit mund të ndërmarrë në fund të dhjetorit sulme kundër militantëve të Talebanit të cilët fshihen në malet përgjatë kufirit afgan.

Shah Mahmood Qureshi tha sot në Malajzi se ofensiva e Pakistanit në Vaziristanin Jugor ka qenë ‘shumë e sukseshme’ dhe i ka detyruar luftetarët e Talebanit të arratisen.

Ushtria e Pakistanit thotë se forcat e vendit kanë vrarë 9 terroristë dhe kanë arrestuar dy të tjerë gjatë ofensives së fundit që zgjati 24 orë. Ata thanë se dy ushtarë të saj u vranë gjatë luftimeve.

Ushtria po ashtu thotë se ka arritur të pastrojë gati gjysmën e Kanigurram, që shërben si qendër operative e Talebanit dhe bazë për luftëtarët uzbekë.

Pohimet e ushtrisë nuk mund të konfirmohen pasi gazetarët nuk lejohen në zonën e luftimeve.

Ndërkohë, sot në veriperendim të Pakistanit, zyrtarë pakistanezë thonë se militantët ndërmorën një sulm me eksplozivë në një shkollë për vajza në rajonin fisnor Khyberduke plagosur disa veta.

XS
SM
MD
LG