Lidhje

Gajtner: Ekonomia amerikane në përmirësim


Sekretari amerikan i Thesarit Timothy Geithner tha se ekonomia po përmirësohet ngadalë megjithë nivelin gati dyshifror të papunësisë.

Gjatë një interviste sot, zoti Geithner pranoi se për shumë amerikanë ekonomia mbetet e vështirë. Ai tha se niveli i papunësisë, që arriti 9 presje 8 përqind në shtator, ka të ngjarë të rritet më tej para se të fillojë të bjerë përsëri.

Zoti Geithner tha se do të duhet kohë për të dalë nga vështirësitë ekonomike por një paketë shtesë stimuluese nuk është e nevojshme për momentin.

Sekretari i Thesarit nënvizoi se presidenti Barak Obama është i vendosur të ulë defiçitin buxhetor në një mënyrë që nuk do të sillte rritjen e taksave për shumicën e popullit.

Republikanët thanë se mëkëmbja ekonomike është një iluzion i financuar nga shpenzimet jo efiçente të qeverisë që kanë zgjeruar ndjeshëm borxhin kombëtar. //ad//

XS
SM
MD
LG