Lidhje

Kandidati afgan i opozitës tërhiqet nga balotazhi


Kandidati i opozitës afgane Abdullah Abdullah thotë se nuk do të marrë pjesë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, ndërkohë që mbeten vetëm 6 ditë nga data e balotazhit.

Abdullah Abdullah e deklaroi vendimin e tij sot në Kabul, duke akuzuar qeverinë se nuk po përmbush kërkesat e tij për zgjedhje të drejta.

Ish-Ministri i Jashtëm nuk ka kërkuar që afganët të bojkotojnë zgjedhjet. Ai u bëri thirrje përkrahësve të tij të tregohen të matur dhe të mos dalin në rrugë për protesta.

Zyrtarët e zgjedhjeve thonë se balotazhi do të zhvillohet, megjithëse zoti Karzai është i vetmi kandidat në zgjedhje.

Zëdhënësi i fushatës së presidentit tha se zoti Karzai mendon se zhvillimi i zgjedhjeve është veprimi i duhur në interes të popullit afgan.

Ambasada amerikane në Kabul tha sot se Shtetet e Bashkuara mbeten të angazhuara për të mbështetur popullin afgan në realizimin e një procesi elektoral kushtetues. //ad//

XS
SM
MD
LG