Lidhje

Sekretarja Klinton zbut vlerësimet e larta për Izraelin


Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton po i zbut vlerësimet për Izraelin duke thënë se oferta për të kufizuar zgjerimin e vendbanimeve nuk është në përputhje me qëndrimin e Uashingtonit.

Zonja Klinton i bëri komentet sot në Marok, vetëm pak ditë pasi vlerësimet e saj të larta për Izraelin, ndeshën me kritika të forta nga komuniteti arab.

Sekretarja Klinton vlerësoi gjithashtu pozitivisht Presidentin palestinez Mahmud Abas, duke thënë se ai ka shfaqur “aftësi udhëheqëse dhe vendosmëri” në përpjekjet drejt përmirësimit të gjendjes së sigurisë.

Pas bisedimeve në fundjavë me udhëheqësit izraelitë dhe palestinezë, zonja Klinton vlerësoi lëshimet e Izraelit për kufizimin e vendbanimeve në përpjekje për të rifilluar negociatat e paqes.

Komentet bënë që udhëheqësit palestinezë të akuzonin Shtetet e Bashkara se po minojnë përpjekjet e paqes, pasi një plan ndërkombëtar paqeje i vitit 2003 parashikon që Izraeli të ndërpresë të gjithë aktivitetin e vendbanimeve.

Kryenegociatori palestinez Saeb Erekat rikonfirmoi dje se nuk do të ketë kthim tek bisedimet derisa Izraeli të ndalë aktivitetin e vendbanimeve.

Jordania dhe Egjipti nxorën dje deklarata ku mbështesnin qëndrimin palestinez.//lk

XS
SM
MD
LG