Lidhje

Kancelarja gjermane Merkel flet në Kongresin amerikan


Kancelarja gjermane Angela Merkel i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të punojnë me Gjermaninë për të kapërcyer muret e shekullit 21.

Zonja Merkel i bëri komentet sot në Uashington gjatë fjalimit që mbajti përpara një sesioni të përbashkët të Kongresit amerikan dhe ndërkohë që përkujtohet 20-vjetori i rënies së Murit të Berlinit.

Zonja Merkel, e cila filloi një mandat të dytë si kancelare, i falenderoi ligjvënësit dhe popullin amerikan për mbështetjen e tyre ndaj ribashkimit të Gjermanisë pas rënies së Murit më 9 nëntor 1989. Por kancelarja u bëri thirrje ligjvënësve që ta përqendrojnë vemendjen te muret e tanishme, duke përfshirë problemin e ndryshimeve klimatike.

Ajo u bëri atyre thirrje të mbështesin një marrëveshje globale në konferencën për klimën që do të mbahet në muajin dhjetor në Kopenhagë. E ndërprerë shpesh nga duartrokitjet, Kancelarja përsëriti gjithashtu mbështetjen e Gjermanisë për sigurinë në Afganistan dhe Izrael. Ajo tha se një bombë atomike në duart e Iranit është e papranueshme.

//rd//
XS
SM
MD
LG