Lidhje

Radovan Karaxhiç merr pjesë për herë të parë në gjyqin ndaj tij


Udhëheqësi i serbëve të Bosnjes në kohën e luftës, Radovan Karaxhiç u paraqit sot në Hagë, për herë të parë që kur filloi gjykimi javën e kaluar, për të kërkuar më shumë kohë për t’u përgatitur për mbrojtje.

64 vjeçari Karaxhiç që po vetëmbrohet, refuzoi të merrte pjesë në hapje të gjykimit kundër tij për krimet e luftës në ish Jugosllavi. Ai ka thënë se do të paktën 10 muaj më shumë për t’u përgatitur për mbrojtjen ndaj 11 akuzave për gjenocid dhe krime lufte.

Seanca dëgjimore sot në Hagë u thirr për të gjetur mënyra për zgjidhjen e krizës së krijuar, ose duke vazhduar gjykimin pa të pandehurin, ose duke caktuar një këshilltar ligjor për ta përfaqësuar atë në mungesë.//lk

XS
SM
MD
LG