Lidhje

Obama: Afganistani të përqendrohet në qeverisjen e mirë


Presidenti amerikan Barak Obama dhe udhëheqësit evropianë po i kërkojnë presidentit të sapo zgjedhur afgan, që të fokusohet në qeverisjen e mirë, luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e sigurisë. Thirrja vjen pas takimit që zhvilloi presidenti Obama në Shtepinë e Bardhë me udhëheqës evropianë.

Në një dekleratë të lëshuar pas takimit thuhet se udhëheqja amerikano-evropiane është e gatshme të punojë me administratën e re afganase dhe të ripërtërijë përpjekjet për të promovuar qeverisjen e mirë, respekt për të drejtat e njeriut, barazi gjinore dhe zhvillim demokratik.

Dje në Kabul, presidenti Hamid Karzai mbajti konferencën e parë të shtypit qëkur u deklarua fitues i zgjedhjeve të debatura presidenciale pas tërheqjen së kundërshtarit. Ai bëri thirrje për të ushtruar të gjitha përpjekjet për të zhdukur korrupsionin qeveritar, por ai gjithashtu u duk se përjashtoi mundësinë e heqjes së zyrtarëve të lartë në ndonjë lëvizje kundër korrupsionit.

Zyrtarët perëndimorë druajnë se zoti Karzai mund tu japë poste njerëzve që fshihen pas manipulimeve masive të votimeve për të cilat vëzhguesit e OKB-së thanë se ishin përgjegjës për më shumë se 1 milion fletë votimi të fallsifikuara në favor të presidentit afganas. //kh//

XS
SM
MD
LG