Lidhje

Abdullah: Zgjedhja e Karzait, e paligjshme


Ish-kandidati për president në Afganistan, Abdullah Abdullah thotë se rizgjedhja e Hamid Karzait ishte e paligjshme dhe do të minojë aftësinë e qeverisë për të luftuar korrupsuionin.

Zoti Abdullah tha sot në Kabul se komisioni i zgjedhjeve nuk kishte autoritetin ligjor apo besueshmërinë që ta shpallte zotin Karzai fitues të garës presidenciale.

Komisioni e mori vendimin pasi zoti Abdullah u tërhoq nga raundi i dytë i zgjedhjeve i parashikuar për t'u mbajtur pasi u zbuluan manipulime masive në zgjedhjet e gushtit. Abdullahu tha se u tërhoq pasi qeveria nuk bëri përpjekjet e duhura për të eliminuar manipulimet.

Kryekomandanti ushtarak amerikan, admirali Majk Mullen i bëri jehonë shqetësimeve të zotit Abdullah, kur tha në Uashington se Shtetet e Bashkuara janë jashtëzakonisht të shqetësuara për Afganistanin dhe legjitimitetin e qeverisë së zotit Karzai.

XS
SM
MD
LG