Lidhje

Gjykata e Hagës vendos të caktojë avokat për Karaxhiçin


Një gjykatë e OKB-së mori vendimin që ish-udhëheqësit serb të Bosnjes Radovan Karaxhiç t’i caktohet një avokat në gjyqin e tij nën akuzat për krime lufte.

Gjykatësit në Hagë morën sot vendimin se avokati do ta përfaqësojë Karaxhiçin sa herë që ai të mos paraqitet në gjyq. Ata morën po ashtu vendimin se gjyqi i tij në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi do të rifillojë më 1 mars të vitit 2010.

Radovan Karaxhiç është vetëmbrojtur dhe e ka bojkotuar gjyqin që ka filluar ndja tij. Në një paraqitje për pak kohë në Hagë të martën, ai tha se i nevojiteshin të paktën 10 muaj të tjerë për të përgatitur vetëmbrojtjen. Karaxhiç tha se nuk do të merrte pjesë në seancat e ardhshme të gjyqit, në se nuk i jepet kohë shtesë për t’u përgatitur.

Ish-udhëheqësi serb i Bosnjes ndeshet me 11 akuza, mes tyre atë për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit. Prokurorët thonë se ai ishte ideatori i masakrës së Srebrenicës të vitit 1995, ku u vranë rreth 8 mijë burra dhe djem myslimanë. //ad//

XS
SM
MD
LG