Lidhje

Shefi i spiunazhit rus paralajmëron për dhunë në Gjeorgji


Kreu i agjencisë ruse të zbulimit ushtarak, Aleksandër Shlyakturov paralajmëroi në një intervistë me agjencinë shtetërore të lajmeve, se Gjeorgjia mund të sulmojë përsëri në Osetinë Jugore dhe se gjendja vazhdon të jetë e tensionuar.

Ai tha se autoritetet gjeorgjiane po bëjnë të gjitha përpjekjet për t'i rikthyer Osetinë Jugore dhe Abkazinë nën juridiksionin e Gjeorgjisë. Dy rajonet u shkëputën nga Tbilisi me mbështetje nga Moska. Rusia i njeh ato si të pavarura, por pjesa më e madhe e botës i konsideron ato territor gjeorgjian. Shkyakturovi e cilësoi politikën e Gjeorgjisë ndaj këtyre rajoneve si "të paparashikueshme" dhe tha se qeveria e saj mund të konsiderojë përdorimin e forcës për të shtypur republikat separatiste, siç bëri në gusht të vitit të kaluar.

XS
SM
MD
LG