Lidhje

Obama, udhëheqës botërorë përkujtojnë veteranët


Presidenti Barak Obama shënoi sot për herë të parë në presidencën e tij, Ditën e Veteranëve, me një ceremoni me vendosje e kurore dhe një fjalim në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit, pranë Uashingtonit.

Në ceremoninë e zhvilluar sot, Presidenti Obama tha se nuk ka respekt, apo vlerësim që mund të krahasohet me sakrificën e burrave dhe grave, pjesëtarë të forcave të armatosura të Shteteve të Bashkuara.

Zoti Obama dhe bashkëshortja e tij, Michelle, sot në mëngjez patën të ftuar në Shtëpinë e Bardhë për ritin tradicional të Mëngjezit të Ditës së Veteranëve. Në këtë ditë në SHBA nderohen ata që kanë dhënë jetën në luftë, si dhe burrat e gratë që janë duke shërbyer aktualisht në ushtrinë amerikane.

Kjo ditë shënohet në Washington, ashtu sikurse edhe në vende të tjera të botës, për të përkujtuar veç të tjerash, 91-vjetorin e marrëveshjes për ndalimin e luftimeve, që i dha fund zyrtarisht Luftës së Parë Botërore.

Kjo marrëveshje u arrit pikërisht në orën 11, në datën 11 të nëntorit, muaji i 11 e vitit. Dita e Veteranëve njihet në Evropë dhe gjetkë si Armëpushimi, apo Dita e Kujtimit.

Në Londër mbretëresha Elizabet drejtoi ceremoninë e Ditës së Armëpushimit, siç njihet në Britani, me një shërbim fetar në Abacinë Uestminster, për të nderuar kujtimin e të rënëve në luftra, që tradicionalisht shoqërohet me 2 minuta heshtje. //ii

XS
SM
MD
LG